INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka të ndalur! Loredana u kthye dhe po kryeson në Gjermani

Nuk ka të ndalur! Loredana u kthye dhe po kryeson në Gjermani

Publikuar më: 20:25 29-09-2020

Pas një zhdukjeje tepër produktive nga rrjetet sociale dhe teksa të gjithë mendonin se fushtata #BoycottLoredana do t’i prishte punë reperes, ajo u rikthye më fuqishëm se kurrë!

Loredana na prezantoi me albumin e saj të ri të titulluar “Medusa”, solli një bashkëpunim me emrin “Checka” dhe gjithashtu bëri paqe me zonjën Petra, zviceranen që e nxorri përpara ligjit.


Heshtja e Loredanës gjatë kësaj periudhe s’ka qenë asgjë tjetër veçse mbledhje energjie, për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë dhe për t’i treguar të gjithëve ç’vend meriton.


Reperja u kthye për të marrë fronin e saj dhe tashmë po bën sërish namin në Gjermani!

Siç ka treguar edhe vetë në llogarinë e saj në Instagram, bashkëpunimi i saj i ri me Delara-n është ndër këngët më të pëlqyera dhe ka lënë pas shumë të tjera.

Në listën e më të dëgjuarave, “Checka” renditet e dyta dhe ky është një super sukses për reperen.

4604bc76-c3a5-4091-9c68-3b82799ba1cf.jpg461af574-4f70-4fd0-8efe-e9d2770c5ffa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834