INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka nevojë të jeni telepatikë! Këto shenja do t’ju tregojnë se dikush ju ka inat

Nuk ka nevojë të jeni telepatikë! Këto shenja do t’ju tregojnë se dikush ju ka inat

Publikuar më: 15:27 11-09-2018

Gjuha e trupit, është sa e vështirë, po aq e thjeshtë për tu kuptuar. Njerëzit japin sinjale në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, për ndjesitë e tyre falë gjuhës së truip. Shpesh kur jemi përballë dikujt, kemi kuriozitetin të dimë nëse personi në fjalë ka ose jo rezerva ndaj nesh. Nëse tregoheni të vëmendshëm ndaj këtyre 3 sinjaleve të mëposhtëm, do kuptoni nëse një person ju ka inat.

1 – Sytë – Në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit i shohin me një vështrim pak ironizuez gjërat që nuk pëlqejnë. Nëse sytë e tyre janë të drejtuar djathtas, tregon se nuk është komod, dhe se nuk ka simpati për ju.

2 – Lëvizja e këmbëve – Edhe nëse dikush përpiqet të jetë i sjellshëm përpara syve tuaj, do e tradhtojnë këmbët. Sado ta keni përballë, këmbët në mënyrë të pavetëdijshme pozicionohen në anë të kundërt me ju. Sikur dikush po nxiton të largohet.

3 – Prekja e mjekrrës – Nëse dy sinjalet e mësipërme nuk mjaftojnë, tregohuni të vëmendshëm tek mënyra se si prek mjekrrën. Nëse dora e tij është e mbështetur në mjekërr, ose vazhdimisht e prek atë gjatë bisedës, tregon se po i shkaktoni besdi

 

Article Logic
Execution time: 0.002708911895752