Të gjithë dyshuan se janë ndarë dhe mediet ndërkombëtare në lajmet rozë e konfirmuan këtë gjë duke shkaktuar edhe më shumë bujë në publik.
Fansat u hidhëruan nga ky lajm, pasi Gigi Hadid dhe Zayn Malik konsiderohen si një nga çiftet më simpatikë të showbizz-it.
Disa foto të shkrepura nga paparazzët më pas treguar se dyshja janë rikthyer pasi u kapën mat duke shkëmbyer një puthje intime mes tyre.
Tani me siguri askush nuk do të ketë më shumë dyshime pasi ka qenë Gigi e cila është bërë pak nostalgjike dhe ka postuar një foto në Instastory të datës 9 maj, ku shfaqet e transformuar si Ufo me disa efekte të përdorura dhe përkrah saj shfaqet simpatiku Zayn.
Mesazhe të qarta këto! Zayn dhe Gigi tashmë me siguri janë në krahët e njëri-tjetrit./intv.al/
![Nuk ka më fjalë! Me këtë foto Zayn Malik dhe Gigi Hadid na treguan shumë gjëra...[FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/e2398e3707eb85b69607e20c8e887600_L.jpg)