INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka më dyshime! Fifi tani braktis 'familjen' e saj të parë për një familje të re me Florin? Ky veprim i këngëtares na habiti [FOTO]

Nuk ka më dyshime! Fifi tani braktis 'familjen' e saj të parë për një familje të re me Florin? Ky veprim i këngëtares na habiti [FOTO]

Publikuar më: 20:46 13-03-2019

Nuk ka dyshime bashkëpunimet shumë të sukesshme të fundit mes Fifit dhe Flori Mumajesit i kanë bërë mjaft të afërt dy artistët duke e bërë miqësinë e tyre akoma dhe më të fortë. Kjo gjë ka qenë e dukshme dhe me postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që Flori dhe Fifi i kanë dedikuar njëri-tjetrit. 

Së fundmi duket se miqësia e tyre është bërë aq e madhe sa tani Fifi mendohet se mund të mos jetë më pjesë e kompanisë Max Production pas një ndryshimi në bion e saj në Instagram.

Dyshimet tona shkojnë menjëherë mbi faktin që Fifi mund të jetë bërë pjesë e “ThreeDots”, e menaxhuar nga Flori Mumajesi, i cili ka prodhuar dhe këngët e fundit të Fifit.

E ftuar në emisionin NIN të “Klan Kosovës”, Alaudin Hamiti e pyeti Fifin nëse shumë shpejt do ta shohim të bëhet pjesë e “Threedots” dhe ajo nuk e mohoi këtë gjë përkundrazi.

“Po, nuk i dihet”, tha këngëtarja.

Edhe në intervistën e fundit të dj Viki-t për Thumb, u la të kuptohej se do të ketë një hyrje të re në grup.

Duke qenë se Fifi ka punuar nën logon e “Threedots” dhe “Max Production”, këngëtarja është pyetur dy vite më parë se kë zgjedh mes tyre dhe përgjigjja e saj ishte kjo:

“Nuk i ndaj dot, Max Production është familja ime. Është shtëpia që më ka pranuar mua si artiste. Threedots-at e Florit janë një tjetër familje që më kanë pranuar dhe që është kënaqësi të punosh me ta”.

fififii.jpg

fifiifif.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034828186035156