INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk jua merr mendja çfarë do t’ju ndodhë nëse thoni shpesh “po”. Habisin ekspertët!

Nuk jua merr mendja çfarë do t’ju ndodhë nëse thoni shpesh “po”. Habisin ekspertët!

Publikuar më: 12:09 26-09-2017
Sipas ekspertëve, duke thënë “po” më shumë do ju hapë më shumë mundësi të mira.
Në këtë mënyrë, do ta gjeni veten në një udhëtim që do të formësojë pjesën tjetër të jetës suaj. Ja çfarë do t’ju ndodhë më saktësisht:
1. Do bëheni më interesantë
Mund të duhet pak kohë, por kur të krijoni  një përvojë do jeni më interesantë edhe me miqtë tuaj. Njohuritë tuaja do zgjerohen dhe si pasojë do keni më shumë gjëra për të folur. Gjithashtu do t’ju shtohet entuziazmi për të bërë gjëra të reja.
2. Do kuptoni mirësinë e të huajve
Ju jeni një i huaj për shumicën e njerëzve. Duke thënë “po” do të thotë që do e gjeni veten në një mjedis të ri, me njerëz që nuk i keni takuar kurrë më parë. Nëse i afroheni jetës me butësi do shihni pozitivitet në momentet më të këqija. 
3. Do rrisni besimin te vetja tuaj
Duke thënë “po” do të flisni me shumë njerëz, të cilët nga ana tjetër do t’ju  çojnë oferta dhe ide të reja. Do të ndiheni më pak të frikësuar se kurrë më parë dhe më të gatshëm për të marrë rreziqe.
4. Dështimi nuk do t’ju trembë
Do të keni momente ku do të ndiheni  të frikësuar nga dështimi, por do të jeni më të përgatitur për këtë gjë. 
Duke thënë “po” ju dëshironi t’i thoni të tjerëve që edhe  nëse diçka nuk shkon në rregull, sërish nuk është fundi.
5. Ju do ndiheni më të shëndetshëm
Aftësia juaj për të marrë përgjegjësi dhe për të  krijuar mundësi të reja, do t’ju bëjë mirë edhe nga ana shëndetësore. Ju do jeni më pozitiv, që do të thotë se ju do e sfidoni sëmundjen.
Si  përfundim, duke u kujdesur për veten dhe duke e ditur se kur duhet të thoni “po”, do ruani energjinë që ju nevojitet. 
Burimi: Life Hack
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725