INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk jeni ende të motivuar? Ja 15 qëllime që duhet t’i vendosni vetes për 2019-ën [FOTO]

Nuk jeni ende të motivuar? Ja 15 qëllime që duhet t’i vendosni vetes për 2019-ën [FOTO]

Publikuar më: 18:01 08-01-2019

Një tjetër vit iku dhe një tjetër sapo ka filluar. Pra, tani që është viti i ri këtu, çfarë qëllime apo detyra i keni vendosur vetes për 2019?
Lista ‘to –do’, pra renditja e detyrave apo qëllimeve që do të keni për vitin e ri është tanimë një traditë për të gjithë ne. Të gjithë shpresojmë për një të ardhme më të mirë - sidomos kur viti që lamë pas ka qenë i vështirë dhe jo shumë i mirë me ne.

Hyrja e vitit të ri është edhe mundëia perfekte për të ndryshuar jetën tonë dhe për t’u bërë njerëz akoma më të mirë dhe pozitivë.

Pra, rrëmbeni bllokun tuaj dhe shkruajini dëshirat që doni t’ju plotësohen gjatë 2019 dhe kthejini në qëllime të domosdoshme. Vetëm keni parasysh diçka. Mos vendosni qëllime që ju e dini shumë mirë që i keni të pamundura për t’i realizuar.

1.17.jpg

 

Nëse ky vit nuk ju ka gjetur me motivimin e duhur, ne po ndajmë me ju disa qëllime që duhet t’i vendosni vetes për të realizuar gjatë 2019:

1.Lista fillon me ‘mendoni më shumë për veten tuaj këtë vit’. Përpiquni që gjatë këtij viti të besoni më shumë tek vetja juaj dhe të bëni gjërat që ju doni më shumë. Lumturia do të jetë e garantuar!

2.Mos e stresoni veten duke thënë që këtë vit ju duhet me patjetër të humbisni peshë, por fillo duajeni trupin tuaj bashkë me defektet që mund të keni. Sa më shumë që mendoni për të patur trupin që ju ëndërroni dhe të humbisni peshë, aq më e vështirë bëhet, prandaj ne sugjerojmë që të ecini çdo ditë në një park të bukur, të dëgjoni muzikë dhe të merrni ajër të pastër. Duke vepruar kështu, ju do të hiqni të gjithë atë energji negative që keni akumuluar gjatë tërë ditës.

3.2.jpg

 

3. Rrethojeni veten me njerëz që me të vërtetë kanë rëndësi për ju. Njerëz që ju kuptojnë, ju mbështesin dhe që kanë besim tek ju, por mbi të gjitha që përçojnë tek ju energji pozitivë.

4.Nëse e urreni punën që po bëni apo jeta juaj është kthyer në monotoni, atëherë është momenti i duhur që të gjesh disa mundësi të reja apo dhe një punë tjetër që ti të ndihesh më mirë dhe të bësh atë që do. 

5.Lexo më shumë këtë vit. Sa më shumë që lexoni, aq më shumë do të jeni në gjendje të flisni për tema të ndryshme dhe do të fitoni shumë njohuri. Vendosini vetes qëllim që këtë vit të lexoni të paktën 20 libra.

5.4.jpg


6.Largoni njerëzit negativë dhe toksikë këtë vit, sepse në të kundërt edhe 2019 do të jetë një vit jo ndryshe nga ai që ju latë pas.

7. Gjithashtu një nga qëllimet tuaja për këtë vit duhet të jetë që të qëndroni sa më pak në rrjete sociale. Sa më shumë që përdorim mediat sociale, aq më shumë humbasim kontaktin me botën reale dhe një distancë e madhe me miqtë apo familjarët do të të krijohet. Është koha që t'i kushtoni më shumë vëmendje gjërave që me të vërtetë kanë rëndësi për ju: si psh:

8.Të merrni më shumë njohuri rreth filmave, muzikës e artit.

9. Të vizitoni sa më shumë vende të reja.

9.png


10. Jepini prioritet shëndetit tuaj dhe ushqehuni shëndetshëm.

11. Të vizitoni sa më shumë dyqane ‘vintage’.

11.jpg


12. Merr një risk të ri këtë vit.

13. Zgjohuni herët dhe qëndroni më të organizuar.

14. Vishuni gjthmonë bukur.

14.jpg


15.Po më e rëndësishmja nga të gjithë mos harroni që të jepni sa më shumë dashuri./intv.al/I.M/

Article Logic
Execution time: 0.0026638507843018