Sarah Berisha ka konfirmuar se marrëdhënia e saj me DJ PM ka përfunduar prej disa muajsh. Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një përgjigjeje në Instagram, pasi një ndjekës e pyeti nëse vazhdonin të ishin bashkë.
Berisha sqaroi se gjithçka kishte marrë fund shumë kohë përpara se lajmi të qarkullonte publikisht.
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bënë disa muaj që jemi ndarë, shumë përpara se të dilte lajmi”, shkroi ajo.
Pavarësisht përfundimit të marrëdhënies, Sarah theksoi se mes saj dhe DJ PM është ruajtur respekti.
“Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.
Sarah shpjegoi edhe arsyen pse vendosi të fliste publikisht për jetën e saj sentimentale. Sipas saj, përgjigjja ishte një lloj “detyrimi” ndaj njerëzve që e kanë mbështetur çiftin që prej pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”.
