INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk jemi gati për këtë! Era Istrefi po përgatit një surprizë gjigante për të gjithë ne [FOTO]

Nuk jemi gati për këtë! Era Istrefi po përgatit një surprizë gjigante për të gjithë ne [FOTO]

Publikuar më: 17:35 10-07-2019

Pas super performancës ne Kampionatin Botëror të Futbollit ku shkëlqeu pranë Nicky Jam dhe Will Smith, Era Istrefi ka sjellë bashkëpunime të suksesshme me emrat më të shquar të muzikës në botë.

Së fundmi, ajo solli bashkëpunimin me reperin rus Allj të titulluar “Sajonara Babe”, bashkëpunim i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Era është kthyer në një ndër këngëtaret më të njohura e të klikuara ne botë, ndaj do të nisë shumë shpejt një tur botëror.

Këngëtarja do ta nisë performancën e saj në Londër, për ta mbyllur në Montreal, prej shkurtit deri ne muajin prill.

Qytetet ku ajo do të performojë dhe me siguri do të ndezë skenat me hitet e saj janë: Londër, Paris, Milano, Prishtinë, Tiranë, Stokholm, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Madrid, San Francisko, Los Anxheles, Santa Ana, Las Vegas, Miami, Atlanta, Cikago, Nju Jork, Toronto dhe Montreal.

3erg4wethgbw4e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721