INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk janë genet, as dieta. Ky është sekreti i jetëgjatësisë sipas studiuesve...

Nuk janë genet, as dieta. Ky është sekreti i jetëgjatësisë sipas studiuesve...

Publikuar më: 16:56 10-05-2019

Nëse mendoni se jetëgjatësia varet shumë nga dieta apo genet, duhet ta rimendoni përsëri. 

Jeta jonë shoqërore, lidhjet familjare dhe lidhjet që keni me miqtë dhe komunitetin, luajnë një rolën jetësor në jetëgjatësi.
Tregues i një fakti të tillë është edhe Adolfo Melis, i cili jeton në ishullin e Sardenjës në Itali.
Ai është 94 vjeç por thotë se ndihet si 50. Merret me aktvitete të ndryshme sportive, më shumë praktikon pishinën. Ai nuk ka nevojë për syze për të lexuar një gazetë.
94-vjeçari çohet herët në mëngjes për të hapur lokalin e tij. "Të gjithë klientët e mi janë miqtë e mi dhe të gjithë e njohin njëri-tjetrin", shprehet Melis.
Po cili është sekreti i jetëgjatësisë së këtij 94-vjeçari që ende punon?
Dr. Gianni Pes studioi popullsinë e kësaj zone, një zonë me një popullsi jashtëzakonisht të gjatë jetese dhe mendon se njerëzit jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm këtu sepse bëjnë më shumë aktivitet fizik kanë lidhje të forta me njëri-tjetrin. "Komuniteti është i fortë dhe i jep mbështetje popullsisë së vjetër", tha ai. Për shembull, nuk ka shtëpi pleqsh në fshatin Arzana në Sardenjë. "Njerëzit e moshuar qëndrojnë brenda familjes deri në fund të ekzistencës së tyre", shton studiuesi.
Njerëzit që nuk kanë lidhje shoqërore kanë shans 50% më të lartë të vdekjes sesa të tjerët që janë më të lidhur, sipas një rishikimi të 148 studimeve, shkruan CNN.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, të qenit i izoluar rrit më shumë presionin e gjakut, gjë që është më keq edhe se sa diabeti në pleqëri.
"Ka pasur disa krahasime që izolimi social ka një rrezik të vdekshmërisë që është pothuajse i njëjtë me faktorët e tjerë të rrezikut që ne mendojmë, si për shembull pirja e duhanit. Është në të njëjtin nivel", thotë një profesore.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555