INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezart Veleshnja përballet me ‘Xhodën’; cili do jetë kapiteni krah Luana Vjollcës dhe Florjan Binajt? [VIDEO]

Rezart Veleshnja përballet me ‘Xhodën’; cili do jetë kapiteni krah Luana Vjollcës dhe Florjan Binajt? [VIDEO]

Publikuar më: 14:42 29-10-2020

Rezart Veleshnja ka qenë emri më i lakuar ditët e fundit në media, pas largimit të tij nga emisioni “Shiko Kush Luan”. Vendin e aktorit e zuri kolegu i “Portokalli”, Irgen Çela dhe u tha se shkak për largimin e tij ishte bërë një debat i fortë me Luanën.

Mirëpo pas gjithë këtyre thashethemeve Rezarti u shfaq sërish disa ditë më parë në provat e emisionit. Aktori publikoi në Instagram disa video, në të cilat shihej duke performuar me këngëtarin e njohur, Gena, që mesa duket do të jetë i ftuari i kësaj të shtune. Ndërkohë në një video tjetër, Rezarti shfaqej i maskuar si artisti, Endri Prifti, ndërkohë që këndonte e i biente kitarës. (Kliko)


Nga ana tjetër promoja e fundit e emisionit i kanë vënë vulën faktit se mes tij dhe Luanës nuk ka ndodhur asgjë. Modertaorja ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, në të cilën protagoniste është vetë ajo si dhe Irgeni me Rezartin.


Sipas videos ky i fundit është rikthyer sërish në Shiko Kush Luan për t’u përballur në një duel me Irgenin, ndërkohë që dy aktorët shihen të maskuar si piratë.

“Cili fitoi??? Të shtunën kuptoni gjithçka në Halloween-in më të çmendur që ka njohur historia @shikokushluan “, ka shkruar Luana përkrah videos.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse Rezarti është kthyer sërish si kapiten në emision, apo për të sqaruar si është e vërteta, por gjithçka pritet ta mësojmë këtë të shtunë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314