INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i keni parë të gjitha nëse s'keni parë Adele duke bërë twerk

Nuk i keni parë të gjitha nëse s'keni parë Adele duke bërë twerk

Publikuar më: 13:25 22-03-2016

Nëse ekzistonte një person nga e cila nuk e prisnim diçka të tillë, ajo është padyshim Adele.

Në rast se do të vinim bast, do të shkonim më shumë drejt një personazhi si Nicki Minaj, e cila na ka mësuar me shfaqjen e të pasmeve të saj në poza nga më të ndryshmet. Twerk do të ishte thjesht hapi i radhës, por ja ku Minaj na befason duke thënë “Jo”. Nga ana tjetër, edhe Adele i trondit fansat pasi duket se nuk i ka rezistuar dot tundimit për t’u bërë një më shumë nga lista e gjatë e vajzave që tundin të pasmet e tyre. Gjatë një koncerti në kuadër të turit të saj, artistja 27 vjeçare ka bërë humor duke thënë se ajo mund të bëjë ende twerk, edhe pse e ka shumë të vështirë pasi asaj i lëviz i gjithë trupi dhe jo vetëm të pasmet. Kjo ka shkaktuar hilaritet të jashtëzakonshëm në sallë me mijëra fansa që regjistronin këtë moment fantastik. Propozime për martesë, urime ditëlindjesh, twerk, në koncertet e Adele pret gjithcka!

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645