INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është loja “truth or dare”, por këto janë 20 pyetjet që çdo vajzë duhet t’ia bëjë PATJETËR djalit që pëlqen!

Nuk është loja “truth or dare”, por këto janë 20 pyetjet që çdo vajzë duhet t’ia bëjë PATJETËR djalit që pëlqen!

Publikuar më: 23:26 19-06-2018

Mund t’ju duken si ato pyetjet te loja “truth or dare”, por do t’ju ndihmojnë shumë! 

Ke filluar të njihesh me një djalë, dhe dëshiron që të jesh akoma më e afërt me të? Epo, komunikimi është baza e çdo marrëdhënie, prandaj duhet të dini mirë si t’i menaxhoni bisedat me të. Ne nuk kemi formula sesi ta bëni akoma edhe më shumë një djalë për vete, por ne mund t’ju këshillojmë disa pyetje që mund t’ia bëni atij. Interesimi që do të tregoni ju me anë të pyetjeve, do ta bëjë atë që të jetë më i çlirët me ju, dhe kështu mund të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme të bazuar vetëm tek komunikimi. Me anë të këtyre pyetjeve, ju gjithashtu mësoni më shumë për jetën e tij…

1-Cila është e vetmja gjë në jetë për të cilën ndihesh krenar?

2-Çfarë të bën për të qeshur?

3-Cila është gjëja më e frikshme që ke bërë?

4-Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë?

5-Nëse do të ndryshojë të shkuarën, çfarë do të bëje ndryshe?

6- Nëse do duhet të haje vetëm një ushqim gjatë gjithë jetës tënde, cili do të ishte?

7-Nëse nesër është dita jote e fundit e jetës, çfarë do të bëje në 24 orë?

8-Më mirë një grua jo të bukur, por që të bën të lumtur, apo një grua të bukur, por që nuk të lumturon?

9-Me kë ke marrëdhënie më të mirë në familjen tënde?

10-Batuta jote e preferuar?

11-Budalliku më i madh që ke bërë në jetën tënde?

12-Cila është karakteristika që të dallon nga të tjerët?

13-Kur ndihesh keq, kush është personi që të rikthen humorin?

14-Cila është gjëja që njerëzit nuk dinë për ty, edhe pse qëndrojnë shumë me ty?

15-Cila është surpriza më e ëmbël që ke bërë për një vajzë?

16-Si të përshkruajnë të tjerët?

17-Cila është gjëja e parë që shikon tek një vajzë?

18-Nëse do të realizoheshin 3 dëshira, cila do të ishin ato?

19-Në cilin vend të botës, do të doje të jetoje?

20-Cila është gjëja që do të dojë të bëje përpara se të vdisje?/class.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281