INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk e ndryshoje dot…’! Këngëtarit shqiptar i vjedhin këngën! Janë identike

‘Nuk e ndryshoje dot…’! Këngëtarit shqiptar i vjedhin këngën! Janë identike

Publikuar më: 15:56 19-08-2018

“Tymi i dashurisë” mund të themi se ka qenë një ndër sukseset më të mëdha të këngëtarit Irkenc Hyka, duke arritur 10 milionë klikime në YouTube.

Suksesi i kësaj kënge mesa duket ka tejkaluar kufijtë dhe siç ndodh rëndomtë në një treg të vështirë muzikor, ajo është vjedhur nga një këngëtar grek.

Nëpërmjet një postimi në Instastories, Irkenc Hyka, i cili ka punuar vetë me muzikën e saj, ka treguar se nuk i ka pëlqyer fare fakti që ky projekt muzikor është punuar në versionin grek pa lejen e tij.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij videon e versionit grek ku dëgjohen tingujt e këngës të cilat janë identike.

“Hajde Klip Hajde. Se ndryshoje dot icik kongën,” ka shkruar Irkenci, pa bërë me dije nëse do të ndjekë ndonjë procedurë ligjore për këtë vjedhje të të drejtave të autorit. 

irk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125