INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e ndiejmë por është aty! Ja disa këshilla si të shpëtojmë nga ndotja elektromagnetike

Nuk e ndiejmë por është aty! Ja disa këshilla si të shpëtojmë nga ndotja elektromagnetike

Publikuar më: 17:54 23-01-2019

Nuk e shohim dhe nuk e ndjejmë dhe për këtë arsye elektromagnetizmi është konsideruar ndotje e padukshme, efektet e të cilave janë ende një objekt studimi.

Ajo që është e sigurt, është se celularët, smartfonët dhe tablatet janë burime të fushave elektromagnetike të cilat janë shumë të përhapura.

Sistemi Kombëtar Italian për mbrojtjen e ambientit jep disa këshilla praktike për përdorimin e të tilla pajisjeve, në mënyrë që të reduktohet ndotja elektromagnetike.

Rregulli numër një është: Distanca

Mbani larg celularët nga trupi. Evitoni mbajtjen e tyre nga xhepat e pantallonave apo të këmishëve. Mos flini me celularin shumë pranë kokës.

Thojini ‘PO’ kufjeve. Ato na ndihmojnë për të mbajtur distancën e duhur me telefonin.

Sistemi Kombëtar Italian sugjeron që sa herë të keni mundësi të fikni Wireless-in dhe të përdorni sa më shumë internetin nga kartat sim, apo nëse përdorni kompjuter ta lidhni atë me internetin nëpërmjet fishave. Gjithashtu ata sugjerojnë që të rrini në distancën 1 metër nga modemi i cili shpërndan WI-FI.

Përsa u përket fëmijëve, nuk duhet të përdorin smartfonë, tablet apo pajisje pa kabllo.

Këto pajisje duhen mbajtur në distancë, duke pasur parasysh se trupi i fëmijëve është ende në fazë zhvillimi dhe thith më shumë rrezatimin elektromagnetik, në krahasim me një të rritur.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387