INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e morëm vesh kurrë se ç’u bë me vajzën me bikini, por  Drini Zeqo paska nisur një histori të re dashurie![FOTO]

Nuk e morëm vesh kurrë se ç’u bë me vajzën me bikini, por Drini Zeqo paska nisur një histori të re dashurie![FOTO]

Publikuar më: 14:32 17-08-2019

Drini Zeqo është një ndër moderatorët dhe spikerat më të njohur në botën e medias shqiptare.

driniii.jpg

Shpesh herë Drini është vënë në qendër të thashethemeve për jetën e tij private, veçanërisht për ndonjë lidhje të mundshme me ndonjë vajzë, gjë të cilën e ka mohuar vazhdimisht.

Drini1.jpg

I ftuar në shkurt në “Mos i Fol Shoferit” në Ora News ai la të nënkuptohej se është ende beqar.

Kur moderatorja e pyeti nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, 36-vjeçari tha:

“Të lë. Më ka lënë pa martuar.”

Gazetari thuhej se kishte kaluar fundjavën në Dhërmi me vajzën me bikini dhe trup elegant.

Nuk e dimë nëse dyshja ishte në një lidhje, e megjithatë moderatori e mohoi disi kur tha që puna të lë pa martuar.

Gjithsesi, deklarata e tij e fundit na lë të kuptojmë se Drini mund të ketë nisur një histori të re dashurie:

“Nuk jam i sigurt nëse jemi takuar në kohën e duhur, por meqë jemi të dy këtu, le të përpiqemi të bëjmë më të mirën”- ka shkruar ai pak orë më pare në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory.

1-9.png

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371