INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Nuk e kam larguar unë'/ Agron Llakaj flet për Salsano Rrapin dhe rikthimin në 'Portokalli'

'Nuk e kam larguar unë'/ Agron Llakaj flet për Salsano Rrapin dhe rikthimin në 'Portokalli'

Publikuar më: 15:07 03-10-2026

Rikthimi i Agron Llakajt në “Portokalli” ka rikthyer edhe diskutimet për largimet e figurave të njohura nga spektakli. I ftuar në “Goca dhe Gra”, aktori dhe regjisori foli hapur edhe për marrëdhënien me Salsano Rrapin dhe largimin e tij nga programi.

Llakaj sqaroi se nuk ka qenë ai që ka vendosur largimin e Rrapit, duke theksuar se kur u rikthye në “Portokalli”, e gjeti veten në një tjetër rol dhe me përgjegjësi të reja.

“Salsano Rrapin, unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Këtu kur erdha, unë erdha me këto atribute, drejtori i Portokallisë. Kur ika unë, nuk më erdhi keq kur zuri vendin tim. Nuk e kam larguar. Kam ndjerë heshtjen nga ana e tij.”

Llakaj kujtoi gjithashtu se ka qenë pikërisht ai që i kishte dhënë Salsano Rrapit mundësinë për t’u bërë pjesë e “Portokallisë”, duke vlerësuar talentin e tij.

“Çdo talenti unë i kam dhënë një dorë që të ketë një mundësi. Doni të thoni që Salsano Rrapin e mora unë në Portokalli? Unë e mora.”

Megjithatë, ai theksoi se nuk është i zhgënjyer nga situata dhe se dëshira e tij ishte që rikthimin ta ndante edhe me Rrapin.

“Doja që këtë premierën e parë unë ta ndaja me Salsanon. Ai është aktor plot talent. Doja të vazhdonte rolet e tij. Nuk jam i zhgënjyer. Nuk kam kohë të respektoj zhgënjimin.”

Duke folur për rikthimin e tij, Llakaj e krahasoi “Portokallinë” me një tren që vazhdon të ecë pavarësisht se kush hipën apo zbret prej tij.

“Portokallia është një tren i fuqishëm. Ecën, ndalon, zbresin. Por treni vrapon dhe unë vrapoj me trenin. Kush do të vrapojë me mua, është i mirëpritur.”