Në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother, për herë të parë pas daljes ishin të pranishme bashkë edhe Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj.
Vajzat ishin ulur në skaje të ndryshme si duket për t’i ikur çdo kontakti me njëra-tjetrën.
Gjatë mbrëmjes teksa Donaldit iu bë në befasi nga Top Channel, Trixa mori mikrofonin dhe i dërgoi mesazh romantik Donaldit.
Edhe pse ai nuk e shihte këngëtarja i tha se i mungonte shumë, e donte dhe po e priste jashtë.
Në të njëjtën mënyre ia ktheu dhe Donaldi dhe kamera në një sekond kapi edhe Semin, e cila nuk e ka “kapërdirë” lehtë këtë moment.
Ajo gjithmonë ka shprehur mbështetjen për shoqen e saj të ngushtë Borën dhe ka qenë një shtytëse e madhe që ata të bashkohen dhe ishte kundër lidhjes së Donaldit me Beatrix.
Nga ajo që u pa mbrëmë duket se vajzat nuk flasin mes vete.













31 Jan 2026 





