INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Nuk e dinim! Benita e Big Brother VIP, kushërirë me futbollistin e njohur shqiptar!

Nuk e dinim! Benita e Big Brother VIP, kushërirë me futbollistin e njohur shqiptar!

Publikuar më: 10:23 25-06-2026

Një detaj i panjohur më parë për publikun është zbuluar mbrëmjen e djeshme në studion sportive. E ftuar ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, e cila konfirmoi se është kushërirë me futbollistin e njohur Granit Xhaka. Gjatë bisedës, ishte moderatorja ajo që e bëri publik këtë fakt, duke deklaruar:

“Ndër të tjera, kushëriri i Benitës, Granit Xhaka.”

Pas kësaj, Benita i dërgoi një përshëndetje kapitenit të përfaqësueses së Zvicrës. E pyetur nga moderatorja për një koment rreth tij, ajo u përgjigj me humor:

“Xhaka si Xhaka, ku është Xhaka ka fitore!”

Deklarata e saj përkoi me suksesin e Zvicrës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kaluar, ku skuadra zvicerane triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Kanadasë. Fitorja u komentua nga Benita si një tjetër dëshmi e shprehjes së saj se “ku është Xhaka, ka fitore”.