INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni sa partnerë seksuale ka pasur George Michael!

Nuk do ta besoni sa partnerë seksuale ka pasur George Michael!

Publikuar më: 16:50 10-01-2017

Piers Morgan ka bërë një rrëfim të çmendur për mikun e tij George Michael dhe as ju nuk do t’u besoni syve.

Ai tha se një herë legjenda e ndjerë e muzikës tregoi një fakt që i la të gjithë me gojë hapur për jetën e tij seksuale. Michael deklaroi se kishte pasur më shumë se 500 partnerë seksualë të ndryshëm në vetëm shtatë vite. Shifra është e çmendur vetëm ta lexosh e jo më ta marrësh me mend. Sipas llogarive tona i bie që të ketë pasur mesatarisht një partner të ndryshëm çdo pesë ditë në jetën e tij që të kapte këtë numër të paarritshëm për njerëzit normalë në këtë kohëzgjatje. Piers vazhdoi duke treguar se 53 vjeçari ishte jashtëzakonisht i sinqertë për jetën e tij personale, madje edhe i bënte të gjithë të qeshnin me historitë nga jeta e tij. Por pavarësisht se sa i hapur ishte Michael, Morgan thotë se asgjë nuk mund ta kishte përgatitur për atë që do të dëgjonte atë natë.

piersmorgan.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324