INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni kush është dashuria e parë e Çiljetës, një...homoseksual [FOTO]

Nuk do ta besoni kush është dashuria e parë e Çiljetës, një...homoseksual [FOTO]

Publikuar më: 19:45 30-06-2017

Ҫiljeta është një nga artistet më të suksesshme shqiptare, me shumë vite në skenë duke i ofruar publikut shumë hite dhe klipe të panumërta.

Ajo ka marrë pjesë në një sërë kompeticionesh muzikore, ka qënë pjesë e Miss Shqipëria e gjithashtu ka provuar kinematografinë. Mamaja e Fernandos së vogël ka qënë e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’. Ajo ka folur gjatë për familjen, karrierën, dhe projektet e reja muzikore si dhe dashurinë  e saj të parë. Këngëtarja ka rrëfyer për Rudina Magjistarin se dashuria e saj e parë ka qënë Ricky Martin. Ky i fundit ka nisur karrierën që në moshën 12-vjeçare dhe ka qënë gjatë një nga seks simbolet e shoubizit. Ai ka qënë në një lidhje të gjatë me prezantuesen e njohur Rebeça de Alba, por më pas u ndanë. Në vitin 2008 ai u bë baba i dy fëmijëve nga një nënë surrogate dhe në vitin 2000 deklaroi publikisht homoseksualitetin.  Aktualisht Martin planifikon martesën me të dashurin Jwan Yosef.

Article Logic
Execution time: 0.0016548633575439