INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do e besoni çfarë ka bërë Flor Binaj në momentin e lindjes së djalit [VIDEO]

Nuk do e besoni çfarë ka bërë Flor Binaj në momentin e lindjes së djalit [VIDEO]

Publikuar më: 16:34 11-12-2016

Flor Binaj rrëfen emocionet e ardhjes në jetë të Glauk.

Aktori i njohur i humorit ka qënë i ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, për të folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e të qënit baba i dy fëmijëve të mrekullueshmë.

Me 3 dhjetor në jetë erdhi Glauk, djali i parë i Florit dhe bashkëshortes së tij, Sadina dhe siç vet aktori pranon, për ta ka qënë një nga eksperiencat më të bukura. I pyetur nga Arjola nëse e mbajti menjëherë në krah djalin, Flori përgjigjet:

“Jo nuk e mbajta në krahë, por isha i pranishem në sallë gjatë momentit të lindjes. Ishte e jashtëzakonshme. Buza më kishtë shkuar vesh më vesh dhe nga ana tjetër më rridhnin lotët nga gëzimi dhe emocioni. Të gjithë baballarët duhet të jenë të pranishëm në një moment të tillë.”

Por përse zgjodhën emrin Glauk?  Këtë e zbuloni në linkun e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725