INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk di të ndalet! Justin Bieber shton një tjetër tatuazh në trupin e tij [FOTO]

Nuk di të ndalet! Justin Bieber shton një tjetër tatuazh në trupin e tij [FOTO]

Publikuar më: 14:31 06-12-2019

Mbrëmjen e djeshme Justin Bieber u pa duke u larguar nga kisha së bashku me partneren e tij, Hailey Baldwin dhe të gjithë vunë re një ndryshim tek këngëtari. Justin kishte shtuar një tatuazh të ri në trup, këtë herë në pjesën e qafës. Në anën e majtë të qafës dallohej qartë se Justin kishte bërë tatuazh një zog duke fluturuar, diçka që ende nuk i dihet kuptimi.

Megjithatë ky tatuazh shkon në të njëjtën linjë me të tjerët, sepse Justin e ka kthyer trupin e tij në një vepër arti me tatuazhe kafshësh. Bieber ka një ari të madh në kraharor, përkrah tatuazhit të një luani dhe një shqiponje që arrin deri në pjesën e barkut. Justin iu tregoi fansave të tij se kishte bërë një tatuazh të ri, por ende nuk e ka zbuluar, sepse siç duket nuk është ende gati të publikojë një foto të asaj çfarë ai ka bërë.

IMG_20191205_225750-e1575583169524.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035262107849121