INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të...''/ Nga këngëtarja që s’pëlqen e deri te çfarë urren, Olti Curri rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të [FOTO]

''Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të...''/ Nga këngëtarja që s’pëlqen e deri te çfarë urren, Olti Curri rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të [FOTO]

Publikuar më: 21:26 24-01-2019

Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur për sa i përket botës së showbizzit. Ai gjithnjë tërheq vëmendje me deklaratat e tij dhe shpeshherë demaskon fenomene të ndryshme. Asnjëherë nuk nguron ti thotë fjalët “pa dorashka” edhe nuk janë të pakët personazhet të cilët janë ngacmuar nga ai.

Olti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e tij foto e video të ndryshme dhe së fundmi ka dhënë një pronocim ekskluziv për RevistaWho.Com, ku Olti Curri ka zbuluar 10 detaje për veten që nuk i kishte treguar publikisht deri tani.

1-Kam pasur një qen që e adoptova dhe e hoqa për 24 orë sepse aty zbulova alergjinë nga lëkura e kafshëve. Quhej Willi.

2- Kam frikë detin natën.

3-Kam një stërdhëmb.

4-Urrej festën e Halloween.

5-Urrej fishekzjarret.

6-Dhallën e kam provuar për herë të parë 25 vjeç. Më herët ma shpifte.

7-Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të Laura Pausinit.

8-Sikleti më i madh për mua është kur më fërkohet piruni tek dhëmbët dhe mbushem me mornica.

9-Kam shkrim të keq.

10-Gatuaj shumë mirë pasta me ton dhe fasule.

artt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334