INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nudo të ndjekësh ekspozitë? Po, ndodh në Paris

Nudo të ndjekësh ekspozitë? Po, ndodh në Paris

Publikuar më: 13:04 06-05-2018
Një galeri e Parisit ka hapur dyert e saj për herë të parë për nudistët. Një muze arti bashkëkohor mbajti eventin një ditë më parë ku ishin të pranishëm 161 vizitorë vlerësues arti.

Pasi u zhveshën komplet, vizitorët ndoqën ekspozitën. Më pas galeria hapi dyert e saj për të dashuruarit pas artit por ndryshe nga ky grupim, të veshur.


Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit për Shoqatën e Nudistëve të Parisit tha: ''Mentaliteti po ndryshon. Nudistët po kapërcejnë barriera, tabu ose mentalitete që ishin penguese."

Një mashkull nudist shtoi se "Ju përjetoni veprat ndryshe, Mentaliteti po ndryshon,"

Paris Naturist Association tha se kjo ide ishte një mundësi e madhe. Vitin e kaluar, kryeqyteti francez krijoi një zonë të dedikuar për nudistë në parkun 'Bois de Vincennes'.

 GALERI1.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932