INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nubia Alpha, pajisja që do të zëvendësoj smartphonat

Nubia Alpha, pajisja që do të zëvendësoj smartphonat

Publikuar më: 22:34 27-02-2019

Nubia Alpha, është pajisja që ka formën e një rripi fitnesi. Ajo pritet të dalë në treg së shpejti dhe do të zëvendësojë smartphone-t.

Pajisja ka të gjitha funksionet dhe tiparet e një smartfoni , por që mbahet në dorë në formën e byzylykut.

Nubia Alpha ka 1GB RAM në përdorim si dhe 8GB memorie. Ajo ka një bateri 500mAh e cila e ka jetëgjatësinë deri në 2 ditë.

Ekrani i Nubia Alpha është OLED 4-inç, si dhe ka një kamër 5-megapiksel frontale.

Sipas provave që janë bërë pajisja mund të përdoret për të telefonuar dhe shkruar mesazhe. Ka disa aplikacione e madje akses në internet pa një lidhje me një smartfon. Kompania do lancojë dy variante të pajisjes, ate me Bluetooth ose eSIM. Versioni i pajisjes i cili do të punojë me Bluetooth do shitet për 449 euro në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Kinë në tre mujorin e dytë të vitit.

Ndërsa version me eSIM shitet për 550 euro në Kinë, Evropë dhe Amerikë në fund të vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223