Novichok që helmoi një çift në Wiltshire erdhi nga një shishe e vogël që u gjet në shtëpinë e një prej viktimave, Charlie Rowley në Amesbury. Është ky konstatimi i policisë, ku shishja u gjet gjatë kërkimit në banesë dhe u testua nga shkencëtarët në Porton Down. Rowley, 45 vjeç, ndodhet në spital në Salisbury në gjendje serioze, por të qëndrueshme pasi u helmua me agjentin nervor më 30 qershor. Ndërsa partnerja e tij Dawn Sturgess, 44 vjeç vdiq fundjavën e kaluar. Shkencëtarët në Laboratorin e Mbrojtjes, Shkencës dhe Teknologjisë janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse substanca vdekjeprurëse që gjendet në shtëpinë e Rowley, erdhi nga i njëjti grup i Novichok që helmoi Sergein dhe Julia Skripal në mars.