INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nominimet e MTV VMA 2016: Beyonce kryeson, Nick Jonas ngel me

Nominimet e MTV VMA 2016: Beyonce kryeson, Nick Jonas ngel me "gisht në gojë" [FOTO]

Publikuar më: 16:18 27-07-2016

Eshtë shpallur edhe lista e artistëve që janë të nominuar në MTV Video Music Awards për 2016-tën.

Listën e kryeson Beyonce me 11 nominime, ndërkohë që pasohet nga Justin Bieber, Adele dhe Kanye West. Veç tyre pjesë e kësaj liste janë edhe artistë të tjerë si Ariana Grande, Rihanna, Calvin Harris, Coldplay, Sia, Fifth Harmony, Chris Brown, The Weeknd apo David Bowie.  Por ka një të zhgënjyer nga gjithë lista e të nominuarve.

Eshtë Nick Jonas i cili pretendonte se meritonte të ishte pjesë e listës së MTV si pretendent për një çmim. Të gjithë mërzinë e tij, 23-vjeçari e shprehu në Twitter duke thënë se ndihej i zhgënjyer që hitet e tij “Close” dhe “Bacon” nuk morën aspak dashurinë e merituar në këtë edicion të Video Music Awards. Megjithatë vetëm pak çaste më vonë Nick i ka dhënë forca vetes duke shkruar se kjo gjë e vogël nuk do e ndalë frymëzimin e tij për të sjell muzikë të mirë për fansat.

Edicioni i këtij viti do të mbahet më 28 gusht në Madison Square Garden, megjithatë detajet se kush do ta prezantojë ende nuk janë zbuluar!

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547