INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy u shfaq krah yllit ndërkombëtar dhe jo më kot, zbuloni çfarë po sjellin [VIDEO]

Noizy u shfaq krah yllit ndërkombëtar dhe jo më kot, zbuloni çfarë po sjellin [VIDEO]

Publikuar më: 10:04 20-04-2018

Përveç bashkëpunimeve shqiptare, Noizy ka realizuar edhe të tilla ndërkombëtare. Mes tyre do të veçonim atë me reperat e njohur Zuna dhe Azet, me titull ‘Kriminell’. Ky i fundit është shqiptar i vendosur prej vitesh në Gjermani.

Dy reperat këto ditë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë dhe janë zhvendosur bashkë me Noizyn në jug. Ndërkohë që shumë kanë menduar se janë me pushime apo kanë hamendësuar se mund të sjellin një bashkëpunim bashkë, burime të sigurta thonë se Noizy dhe dy reperat po xhirojnë atje klipin e ri. Ata kanë zgjedhur këtë herë edhe të tregojnë bukuritë natyrore të jugut të Shqipërisë, si një nga format më të mira të marketingut për vendin e tyre. Pas ‘Kriminell’, mbetet të pritet se çfarë do të sjellin djemtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557