INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy tha para 1 viti: 'Enca na vjen nga mbrapa', por këngëtarja 'mori HAK' para të gjithëve në Sheshin Skënderbej: Noizy ... [VIDEO]

Noizy tha para 1 viti: 'Enca na vjen nga mbrapa', por këngëtarja 'mori HAK' para të gjithëve në Sheshin Skënderbej: Noizy ... [VIDEO]

Publikuar më: 18:35 29-07-2018

Mbrëmja e së premtes ka qenë 'zjarrr' për shumë persona që qenë të pranishëm në Sheshin Skënderbej. Kjo pasi Daddy Yankee kishte zgjedhur si vend për koncertin e tij Tiranën dhe këngëtarët shqiptarë që performuan para se ai të ngjitej në skenë ishin Ledri Vula dhe Enca. Dyshja ndezi atmosferën duke performuar HIT-et e tyre.

Një prej HIT-eve të këngëtares shqiptare, Enca-s, është edhe ajo në bashkëpunim me reperin e famshëm, Noizy, 'Bow Down'. Me siguri ju kujtohet kur Noizy performoi në Sheshin Skënderbej para një viti dhe teksa performoi këngën 'Bow Down' ai tha: “Enca na vjen nga mbrapa”. si dhe ai e mbylli këngën me një tjetër koment rreth këngëtares. “Enca duhet të jetë tek 15 katëshi tani, me snajper, gati për sulm”- tha duke qeshur reperi.

Por tashmë edhe Enca 'mori hak' në mënyrën e saj. Teksa po këndonte live me publikun këngën ajo e përfundoi me lezet: "Jani më mirë se Noizy!". Por ju mund të shihni më poshtë videon e siguruar nga inlife.al

Article Logic
Execution time: 0.0027267932891846