INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy nuk ndalet as për ditëlindjen e tij. Mbas “Parku i Lojrave” vjen kënga e re me një artist tjetër... [VIDEO]

Noizy nuk ndalet as për ditëlindjen e tij. Mbas “Parku i Lojrave” vjen kënga e re me një artist tjetër... [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 27-09-2018

Është një nga reper-ët, që ka arritur sukses të madh në trojet tona. I njohur për motivimin e tij dhe faktin se kurrë nuk ndalon së prodhuari hit-e, Noizy vazhdon e na surprizon. Në këngët e tij dëgjojmë shpesh se qëllimet i ka të qarta, por nuk e prisnim se edhe në ditëlindjen e tij ai të mos pushonte kurrë.

Një klip i shkurtër nga Instagram-i dhe udhëtimi në Malaga, Spanjë me mikun e tij të ngushtë Lil Koli, na tregon gjurmët e një këngë të re, që me siguri pritet të vijë shumë shpejt.

Për më tepër ju mund t’i hidhni vetë një sy videos në Instagram, për të kuptuar si qëndron puna, ndoshta t’i uroni atij edhe ditëlindjen. Se me sa këngë të reja, mund të na surpriozjë Noizy në pjesën e mbetur të vitit, këtë nuk e di askush prej nesh, por është e sigurtë që do jenë hit-e.

 Capture.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707