INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NOIZY ''ndez'' sërish sherrin me Feron dhe Stresin: Janë ca fëmijë që…[FOTO]

NOIZY ''ndez'' sërish sherrin me Feron dhe Stresin: Janë ca fëmijë që…[FOTO]

Publikuar më: 10:30 14-04-2020

Para disa ditësh reperi i talentuar nga Gjilani, njoftoi se projekti i tij i rradhës do të jetë një Diss për Noizyn, te cilin madje e quajti “Nijazia”. Fero e ka publikuar këtë këngë të shumëpritur nga fansat e tij ku mes rreshtave përmend bashkëpunimin e Noizyt me motrat Mustafa. ‘’Mos gaboni mem testu edhe 1 her, se mvyn 1 or me bo muzikën, 3 or spotin, 1 jav me prit Spotifyn e Ton jetën me jav dek’’, citoi Fero në llogarinë e tij në Instagram, por Noizy nuk është se ka qëndruar duarkryq.

Reperi ka publikuar një foto nga tualeti teksa ironizoi Feron duke thënë: “Sikur t’ia vlente të merresha me ty”. (Lexo këtu).

Ngacmimeve të Feros iu bashkua edhe Stresi duke publikuar këngën e reperit në instastory dhe qeshi si një ironi ndaj Noizyt. 

Megjithatë në përgjigje të këtyre thumbave, Noizy ka ardhur me një tjetër postim të drejtpërdrejtë, duke mos u rezervuar. Ai i ka quajtur fëmijë dhe të pavlerë për të merituar një diss.

“Janë ca fëmijë që s’ja vlen me ju dhon vëmendje. Thjeshtë le të vdesin në heshtje. Dalim te ai muhabeti i pambukut. Do doja që ti të vleje sa për një diss. Do doja, por ti nuk vlen,”– ka shkruar Noizy në një postim në rrjete sociale.

zinjo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721