Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka surprizuar ndjekësit e tij me një njoftim të rëndësishëm lidhur me të ardhmen e karrierës së tij muzikore. Përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka vendosur të tërhiqet për një periudhë nga performancat në klubet e natës.
Noizy u shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë viteve në këto koncerte, por theksoi se është koha për një ndryshim rrënjësor.
\"Per nje kohe te gjate, koncertet ne klubet e nates kane qene nje pjese e rendesishme e rrugetimit tim dhe jam shume mirenjohes... Nuk dua te vazhdoj te bej dicka vetem sepse funksionon. Ka ardh momenti ta çoj ket gje ne tjerer nivel. Jo pak me ndryshe, po shume me ndryshe! Sepse ju e meritoni,\" shkruan reperi.
