Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka festuar 40-vjetorin, ndërsa miqtë e tij të afërt kanë menduar një surprizë të veçantë për ditëlindjen.
Loredana Zefi dhe aktori Blerim Destani i kanë përgatitur bluza me një fotografi të Noizyt, por imazhi ishte modifikuar në mënyrë që reperi të dukej shumë më i moshuar, me flokë dhe mjekër të thinjur.
Surpriza ishte një shaka miqësore me rastin e hyrjes së Noizyt në dekadën e pestë të jetës. Reperi duket se e ka pritur me sportivitet dhe është argëtuar me dhuratën e pazakontë.
Momenti është ndarë në rrjetet sociale, ku ka shkaktuar të qeshura dhe reagime nga ndjekësit.
Loredana dhe Blerim Destani njihen për shoqërinë e tyre të afërt me Noizyn, ndërsa kjo surprizë u kthye në një mënyrë humoristike për të shënuar 40-vjetorin e reperit.
