INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ ''Noizy bukëshkalë, mosmirënjohës'', producenti i njohur i nxjerr të palarat reperit: Shihemi në gjyq [VIDEO]

KafeIN/ ''Noizy bukëshkalë, mosmirënjohës'', producenti i njohur i nxjerr të palarat reperit: Shihemi në gjyq [VIDEO]

Publikuar më: 11:44 18-07-2018

Besoj se të gjithë i mbani mend këngët “Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” apo OTR me zemër”, janë këngë shumë të famshme të cilat Noizy i ka bërë me producentin e njohur shqiptar GBMC në studion “ZIGZAGREKORDS”.

Besoj se GBMC nuk është një emër i panjohur për ju. Ai ka realizuar disa këngë, bashkëpunime si dhe pjesëmarrje në disa festivale, gjithashtu producenti njihet edhe për bashkëpunimin në albumin e parë të Noizyt.

Ditën e sotme GBMC me anë të një lidhje direkte nga Londra, tregoi në mënyrë ekskluzive për KafeIN në INTv, studion e tij si dhe foli për projektet, showbizzin shqiptar dhe marrëdhënien e tij me reperin më të famshëm shqiptar Noizyn...

Në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. Ka bërë të mundur edhe realizimin e duetit të Noizyt me Rozana Radin ndërkohë që në fillim ishte nisur për të.

I pyetur nga Flavio për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist ndërsa ai na harroi nuk na përmendi në asgjë , madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar, “I kam lënë çelsat e studios që bën 200 mijë euro”, është shprehur ai.

Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq. /intv.al/ Punoi:Elton CARA

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.002551794052124