INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftim nga Ambasada Amerikane. Doni të studioni në Amerikë? Nisin aplikimet, ja kriteret

Njoftim nga Ambasada Amerikane. Doni të studioni në Amerikë? Nisin aplikimet, ja kriteret

Publikuar më: 11:44 21-07-2018

Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët shqiptarë që duan të studiojnë në SHBA.

Sipas statusit në Facebook të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në Kolegjin Konkurrues të Arsimit të SHBA-ve.

Për tu bërë kandidat duhet të ketë një mesatare të mirë dhe të mos jetë në klasën e 10 ose të 11 të shkollës së mesme.

“Jeni të interesuar të vazhdoni studimet në Shtetet e Bashuara të Amerikës? Aplikoni në Kolegjin Konkurrues të Arsimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikëës, një program këshillimi që u ndihmon studentëve të shkollave të mesme për t'u bërë kandidatë konkurrues për kolegjet dhe për universitetet e Shteteve të Bashkuara. Gjatë programit nëntë mujor, pjesëmarrësit do të angazhohen në leksione, aktivitete të shërbimit të komunitetit, ushtrime ndër-kulturore dhe përgatitje të testeve. Krahas këtyre aktiviteteve, studentët do të jenë të mirë përgatitur në mënyrë shoqërore dhe akademike për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që të pranohesh në Kolegjin Konkurrues të Arsimit duhet: Të jëni student i shkollave të mesme (klasat e 10 dhe 11 nuk pranohen), të keni mesatare të lartë, të jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara te Amerikës si student universitar Nëse jeni të interesuar për programin ose dëshironi të aplikoni, ju lutem dërgoni mesazh në email-in [email protected]”, njofton Ambasada Amerikane.

ambasada.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928