INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Zamirën, gruaja e ish drejtorit të bankës që shpenzon 18 mln euro në dyqane luksi

Njihuni me Zamirën, gruaja e ish drejtorit të bankës që shpenzon 18 mln euro në dyqane luksi

Publikuar më: 11:24 11-10-2018

Zamira Haxhijeva ka shpenzuar 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi. Të gjithë këtë shumë marramendëse e ka shpenzuar në 10 vite, që thënë ndryshe harxhon mesatarisht 5000 euro në ditë.

Sipas BBC, Zamira është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit. Autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin dhe shtëpinë që kap vlerën 20 milion dollar në Londër.

Ish drejtori i bankës është arrestuar në vitin 2016 dhe është dënuar për 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve. Bashkëshortja e tij, Zamira Haxhijeva ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme. Ajo tregon se bashkë me bashkëshortin e saj po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe.

Ndërkohë sipas BBC, 55 vjeçarja në një ditë të vetme ka blerë 200 mijë euro parfume, stoli dhe orë dore. Duke mos u mjaftuar me kaq, ajo harxhon gati përditë shifra të çmendura parash, të cilat gjykata kërkon të deklarohen.

zamiraira.png

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264