INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me shqiptaren që kandidon për këshilltare në Gjermani, do të përfaqësojë emigrantët

Njihuni me shqiptaren që kandidon për këshilltare në Gjermani, do të përfaqësojë emigrantët

Publikuar më: 09:31 18-05-2019

Një shqiptare, me emrin Dhurata Çaushaj ka vendosur të kandidojë për këshilltare bashkie në qytetin e Freiburg në Gjermani. Lajmin e konfirmon ministri për Diaasporën, Pandeli Majko i cili bën me dije se Çaushaj veç angazhimit në Shkencat informatike është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman.

Kandidimi i Dhurata Çaushajt është bërë publik dhe nga partia Unabhängige Frauen Freiburg, apo ndryshe e njohur si partia e Grave të Pavarura në Freiburg. Ajo është e 6-ta në listë. Nuk janë ta pakta rastet ku shqiptarët përfshihen në politikë në vendet jashtë Shqipërisë si në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Itali, Turqi, SHBA apo Gjermani .

dhurattaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328