INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me motin dhe situatën pas përmbytjeve

Njihuni me motin dhe situatën pas përmbytjeve

Publikuar më: 15:50 06-02-2018

Moti i keq që solli dëme të mëdha, nga përmbytjet deri evakuim njerëzish e kafshësh duket se do të rikthehet. Sinoptikanët kanë dhënë lajme sërisht jo të mira, duke parashikuar rikthimin e reshjeve të shiut në jug, por jo me intensitetin e ditëve të mëparëshme dhe në veri të vendit pritet të bjerë dëborë.

Nga dita e nesërme parashikohen reshje të dobëta shiu në shumicën e qarqeve dhe mesatare në 3 qarqe të veriut. Në veri reshjet do të jenë dëbore në zonat 800 metra mbi nivelin e detit.
Po si është situata në zonat që pati probleme nga moti i keq në fundjavë?
Për fat të mirë në disa zona të vendit ku pati dhe dëmtime të shtyllave të tensionit energjia elektrike është rikthyer.
Problematike sot mbeten vetëm disa zona afër Heceve si ato tek Hidrocentrali i Banjës në kaskadën e Devollit, të cilit i janë hapur portat e shkarkimit për shkak të prurjeve të shumta, që kanë mbushur basenin e këtij hidrocentrali.
Ndërsa në veri reshjet intensive të shiut, por dhe shkrirja e borës kanë rritur nivelin e Fierzës. Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe 4 metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale duke rrezikuar kështu hapjen portave. Edhe Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta uji, nga të cilat do të varen e shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.

Article Logic
Execution time: 0.0031890869140625