INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Amerikë/ Njihuni me avokatin shqiptar që pritet të drejtojë Asamblenë në New York

Zgjedhjet në Amerikë/ Njihuni me avokatin shqiptar që pritet të drejtojë Asamblenë në New York

Publikuar më: 19:36 06-11-2018

Ka pasur disa shqiptarë që i kanë treguar vlerat e tyre kudo nëpër botë dhe ja kanë dalë. Vedat Gashi, është një shqiptar i cili po kandidon për Asamblenë e Distrikit të 94-të në New York.

Gashi është një avokat nga Kosova me banim në në Yorktown të New Yorkut.

Ai prej vitesh jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si kontribues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë. Avokati kosovar ka qenë i angazhuar nga USAID në Kosovë për draftimin e ligjeve të ndryshme kushtetuese.

Amerikanët sot pritet t’i drejtohen kutive të votimit në garën për nivele të ndryshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto votime në Amerikë do të zgjidhen 35 senatorë dhe 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 guvernatorë shtetesh.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447