INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Anxhelo Ymerin, 8-vjeçarin që fitoi çmimin ndërkombëtar të inteligjencës në Francë

Njihuni me Anxhelo Ymerin, 8-vjeçarin që fitoi çmimin ndërkombëtar të inteligjencës në Francë

Publikuar më: 11:00 04-10-2018

Anxhelo Yzeiraj është 8-vjeçari shqiptar i cili ka fituar në Francë konkursin ndërkombëtar të inteligjencës.

Në një moshë kaq të vogël një çmim me vlerë të madhe.

Anxhelo së bashku me familjen janë larguar drejt Francës që në moshën 1 vjeçare, ku ka qëndruar për rreth 4 vite.
Ai është vizituar nga psikologë të ndryshëm në Francë. Pas vizitave dhe bisedave me të, psikologët kishin arritur në përfundimin se 8 vjeçari kishte inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.

Konkursi ku vogëlushi shqiptar mori pjesë në Francë dhe fitoi vendin e parë kishte 48 pjesëmarrës. Mosha më e madhe që merrte pjesë në konkursin ndërkombëtar të inteligjencës ishte 18 vjeç.

Anxhelo Ymeri është një 8-vjeçar që ka njohuri në fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika. Rasti i tij u bë i ditur pasditen e djeshme në emisionin "Rudina". Ai ka treguar se lënda që i pëlqen më shumë është matematika, dhe se kur të rritet dëshiron të bëhet inxhinier dhe gjeograf.

Babai i Anxhelos ishte ai që ka treguar për ngjarjen, ku gjithashtu theksoi se pas çmimit të fituar në Francë, Anxhelo ka ngritur flamurin shqiptar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377