INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Njëri vesh ishte i shqyer' U tha se vrau veten, por Boateng hetohet pas vdekjes së modeles gjermane!

'Njëri vesh ishte i shqyer' U tha se vrau veten, por Boateng hetohet pas vdekjes së modeles gjermane!

Publikuar më: 22:31 25-02-2021

Modelja e njohur gjermane, Kasia Lenhardt u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin në fillin të këtij muaji. Kasia ishte vetëm 25 vjeçe dhe u bë e famshme në vitin 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive në Gjermani “Next Top Model”.

-640-0-6037c6183e53d.jpg

Mediat gjermane shkruanin se modelja i dha fund jetës dhe trupi i saj u gjet i pajetë nga policia.

Ndërkohë u komentua shumë edhe lidhja e saj me futbollistin gjerman, Jerome Boateng. Ky i fundit është duke u hetuar nga prokurorët gjermanë pasi dyshohet se ai ia kishte shqyer veshin të dashurës së tij Kasia Lenhardt, pak më shumë se një vit para vdekjes së saj.

Dyshimet kundër futbollistit nisën në vitin 2019, ndërkohë që tani çështja është rihapur nga prokurorët, pas informacioneve të reja që janë mbledhur nga policia e Berlinit që po heton për ngjarjen. Futbollisti u nda nga Kasia këtë vit, vetëm disa javë para vetëvrasjes së saj.

 -640-0-6037c62db8b63.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030181407928467