INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Njeri i ulët, seksist”/ Rezarti i përmendi Gërdecin dhe të atin, Kleoniki Delijorgji nuk përmbahet: Jeni dele të…

“Njeri i ulët, seksist”/ Rezarti i përmendi Gërdecin dhe të atin, Kleoniki Delijorgji nuk përmbahet: Jeni dele të…

Publikuar më: 12:31 12-01-2021

Një sherr ka plasur mes modeles Kleoniki Delijorgji dhe Rezart Veleshnjës, pasi modelja tha se Rezarti është “Seksist, ofendues, djall, i patalentuar dhe pa asnjë vlerë humare”. Ndërkohë, Rezarti u shpreh se Kleoniki është e paaftë mendërisht dhe i ka kërkuar të mos dali më në televizor sepse ngacmon plagët e njerëzve.

niki-578x1024.png

Ai i ka përmendur modeles babain e saj, biznesmenin Mihal Delijorgji, i cili ishte pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008.

sa.png

Pas këtyre fjalëve, Niki ka publikuar një foto me të atin në Instastory dhe ka shkruar se ai është i pafajshëm dhe ka dhënë shumë dëmshpërblime për familjarët e viktimave në Gërdec.

“Jeni dele të mediave, politikës dhe të sistemit. Asnjë biznesmen nuk do të bombardonte kompaninë e tij dhe të humbte të gjithë lekët që ka bërë me djersë, duke punuar si kafshë që 6-7 vjeç. Çdo gjë që ka arritur, e ka arritur me forcën e tij dhe me pafundësisht punë. Babai im është njeri i drejtë. Nuk do i futem Gërdecit me detaj se nuk dua të vë në rrezik asnjë pjesëtar të familjes. Më vjen vërtetë keq për të gjithë familjarët që vdiqën dhe u dëmtuan nga tragjedia. Por babai im është i pafajshëm dhe ka bërë shumë dëmshpërblime për familjarët”, ka shkruar ajo.

vdv.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318