INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit po çmenden pas letrës së fundit tragjike që Leonard Cohen i dërgoi muzës së tij [FOTO]

Njerëzit po çmenden pas letrës së fundit tragjike që Leonard Cohen i dërgoi muzës së tij [FOTO]

Publikuar më: 15:06 14-11-2016

Artisti legjendar Leonard Cohen ndërroi jetë të enjten e shkuar dhe natyrisht nuk mund të mungonin homazhet prekëse nga e gjithë bota.

Krahas shpërndarjes standarte të fotove dhe citimeve frymëzuese nga këngëtari, ajo që vërtet i bëri të gjithë për vete ishte një letër e Cohen që do t’ju thyejë zemrën. Letra është shkruar për ish partneren e tij Marianne Ihlen, e cila frymëzoi këngën e vitit 1967 “So Long, Marianne”, dhe shfaq trishtimin e thellë të artistit të ndjerë. Ai ia shkruan këtë letër asaj në ditët e fundit të Marianne, duke i thënë lamtumirë gruas që dikur dashuroi dhe i shërbeu si muzë për kaq vite. Cohen i dha asaj dhe një premtim, që shumë shpejt do shiheshin në “fund të rrugës”, një premtim që e mbajti, për hidhërimin e gjithë botës.

tragicohen.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781