INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit me këtë grup gjaku, dinë t'i ruajnë mirë sekretet. Zbulojini!

Njerëzit me këtë grup gjaku, dinë t'i ruajnë mirë sekretet. Zbulojini!

Publikuar më: 14:11 27-12-2018
Sipas intv.al  ja disa nga karakteristikat më kryesore të njerëzve që i përkasin këtij grupi gjaku.
Do habiteni, sa fakte interesante ka pikërisht për personat që kanë grupin e gjakut A.
Sipas, "National Institutes of Health" nëse e keni grupin e gjakut A e keni më të lartë nivelin e stresit, në trupin tuaj. Këto persona e kanë 20% më të lartë mundësinë për t’u prekur nga kanceri i stomakut në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Gjithashtu, kanë 5% mundësi më të larta për t’u prekur nga sulmi në zemër. 
 
Sipas BBC, njerëzit që kanë grup gjaku A, mund të preken më lehtë nga infeksione të ndryshme .
Përsa i përket karakterit të tyre ata janë kreativë, të ndjeshëm, të duruar dhe të përgjegjshëm ndaj gjërave që kanë në jetën e tyre. 
Sipas ekspertëve, janë njerëz pozitivë, zemërmirë dhe priren për t’i dhënë suport  njerëzve kur janë në vështirësi.  Intv.al shton se njerëzit me grup gjaku A janë socialë dhe dinë të ruajnë sekretet.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040938854217529