INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vit pas tradhtisë, Khloe Kardashian habit me deklaratën e saj: Një ditë do të…

Një vit pas tradhtisë, Khloe Kardashian habit me deklaratën e saj: Një ditë do të…

Publikuar më: 18:41 25-01-2019

Një vit më parë u bë e ditur se Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian patën një periudhë krize në lidhjen e tyre, kjo për shkak të tradhtisë së sportistit të njohur. Pavarësisht kësaj, Khloe zgjodhi të vazhdonte të ishte me partnerin e saj, duke ia falur tradhtinë, por duket se pasojat e atij veprimi nuk kanë kaluar akoma për 34-vjeçaren. Ajo ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ disa shprehje, të cilat i kanë bërë të gjithë të mendojnë se nuk ka mundur ta harrojë tradhtinë e Tristan.

Njëra prej tyre ishte: “Do të jenë disa gjëra në jetë të cilat nuk do mundesh t’i harrosh, disa gjëra të cilat do të vrasin aq shumë sa do të çojnë në pikën e fillimit dhe do të lëndohesh vazhdimisht. Por një ditë do të ngrihesh, do të mësohesh nga gabimet e së shkuarës, do ta transformosh realitetin tënd dhe nuk do të mjaftohesh asnjëherë me më pak se sa meriton”.

51126515_319422695343337_773658841349881856_n-600x450.jpg

 

Sipas ‘Hollywood life’, këto postime kanë ardhur për shkak se shumë shpejt po afron ditëlindja e parë e vajzës së çiftit dhe ishte pikërisht kjo periudhë, një vit më parë, kur ndodhi tradhtia e Thompson. Kujtojmë se Khloe Kardashian u përball me tradhtinë e partnerit të saj në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi videot e tij me 2 femra të tjera bënë xhiron e rrjetit.

Tristan_Thompson_cheating_pregnant_Khloe_Kardashian_with_multiple_woman_video_released.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031890869140625