INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vakt falas për fëmijët e shkollave 9-vjeçare këtë vit të ri shkollor

Një vakt falas për fëmijët e shkollave 9-vjeçare këtë vit të ri shkollor

Publikuar më: 13:48 04-05-2017

Shkollat 9-vjeçare do tiu ofrohet një vakt ushqimorë cilësor.
Ky ka qënë risia që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Bujqësisë dk vendos në zbatim me fillimin e ri shkollorë 2017-2018 për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj tha për “Shije.al” se kjo iniciativë do të vijë si një bashkëpunim i Insituteve të kulinarive dhe organizatave që merren me ushqimin. Në projekt nuk do të përfshihet fusha e kateringut.
“Kjo nismë më shumë se për t’i ushqyer fëmijët e shkollave 9-vjeçare me një vakt, vjen edhe si një ndërgjegjësim për prindërit se si t’i ushqejnë ato mirë dhe në mënyrë cilësore,”- shtoi më tej Malaj.

Lidhur me faktin nëse do të ketë kosto për prindërit, ajo tha se prindërit nuk do të shpnezojnë asnjë lek nga xhepi i tyre, sepse ushqimi do të jetë i paketuar dhe do t’ju shëprndahet të gjithë nxënësve. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative lidhet me ndërgjegjësimin e prindërve se si t’i ushqejnë fëmijët në mënyrën e duhur, si t’i kombinojnë ushqimet e tyre dhe mbi të gjitha si t’i përzgjedhin.

Projekti do të përfshihet në buxhetin e shtetit dhe kostot, subjektet dhe produktet që do të përzgjidhen, do të bëhen publike menjëherë pasi të përllogariten. “Fillimisht do të nisë në shkollat e Tiranës dhe më pas duke parë rezultatet do të shtrihet edhe në qytett e tjera të Shqipërisë,”- përfundoi zonja Malaj.

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615