INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër shpërthim në Turqi [FOTO/VIDEO]

Një tjetër shpërthim në Turqi [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:50 05-01-2017

Nuk kanë të ndalur shpërthimet në Turqi.

Mediat turke raportojnë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një gjykate në qytetin perëndimor të Izmirit.

Agjencia e lajmeve Haber Turk shkruan se në vendin kanë mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policore.

Burimet deklarojnë shpërthimi ka ndodhur brenda një makine, duke sugjeruar se mund të bëhet fjalë për një shpërthim autobombe.

Policia turke ka bërë të mundur asgjesimin e dy terroristëve  dhe një tjetër është në kërkim të cilët  janë përgjegjës për shpërthimin në qytetin e Izmirit.

TERRORISTET.jpg

 TERRRO.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334