INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër opsion i FB që ju afron me miqtë

Një tjetër opsion i FB që ju afron me miqtë

Publikuar më: 14:17 13-12-2018

Facebook duket se është duke provuar të kthej përdoruesit të cilët janë duke testuar më shumë me Instagram.

Dhe këtë herë rrjeti social ka menduar ta bëjë më të lehtë që ju të keni mundësinë të ndani me miqtë ngjarjet më të rëndësishme.

Opsioni më i ri quhet ‘life events’ i cili u lejon përdoruesve të përditësojnë ngjarje të posaçme në profilin e tyre .

Aktualisht ju zgjidhni një ikon specifike për të bërë publike një ngjarje të caktuar.

Por me përditësimin e ri, Facebook u jep mundësinë të ngarkoni një foto ose një video e cila bëhet bashkë me ngjarjet e jetës tuaj.

Nëse nuk keni një foto, është rrjeti social që e zgjedh një të tillë nga albumet që keni.

Mund të përfshini edhe foto apo faqe ku ju kanë bërë tag.Facebook bën me dije se përdoruesit tashmë mund të zgjedhin një ikonë që i përshtatet postit, por mjeti i ri shton një animacion përmes të cilit zmadhoni fotot apo ilustrimet e përfshira në publikim.

Për shembull kur një përdorues publikon për një lidhje të re, do të shfaqet një ikon me zemrën që rreh, ose dy  jerëz që janë të lidhur, apo edhe një unazë.

Opsioni live events përfshin 10 kategori të ndryshme duke nisur nga udhëtimet, familja, edukimi deri tek ngjarjet me miqtë apo familjarë të cilët nuk jetojnë më.

Po ashtu keni mundësinë të fshihni një ngjarje që të mos shfaqet në profilin tuaj duke klikuar opsionin Hide from Timeline.

“ Life events në Facebook është një mënyrë për të ndarë, kujtuar castet më të rëndësishme me miqtë apo familjen. Sikurse në jetën reale, ngjarjet më Facebook janë të ndara” u shprehën përfaqësues të kompanisë

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375