INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër çmim, ja këngëtarja që vijon të marrë trofe

Një tjetër çmim, ja këngëtarja që vijon të marrë trofe

Publikuar më: 16:45 16-12-2016

Siç thotë titulli i këngës së saj “Akoma jo”, mesa duket numri i trofeve të fituara vijon  të mos ndalet.

Edhe pse ajo është duke shijuar momentin e saj më magjik duke u kujdesur për vajzën e sapo ardhur, vijojnë ti jepen çmime.

“Akoma jo” e Aurela Gaçes është shpallur mbrëme në edicionin e rradhës së Kult, si kënga e vitit.

E nominuar krah artistëve si Eneda Tarifa, Jonida Maliqi e Flor Mumajesi,  kënga shënon fitoren e saj të dytë, pas triumfit në edicionin e një viti më parë në Kënga Magjike.

Artistja ka falenderuar akademine për çmimin në rrjetet sociale, në mungesë të prezencës së saj në sallë. Dedikimi i plote i Aureles në këtë kohë është ai pranë familjes.

Aurela-Gaçe-Kënga-Magjike-2015.png

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666