INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër cilësi ju bën tërheqës te partneri...dhe nuk janë paratë!

Një tjetër cilësi ju bën tërheqës te partneri...dhe nuk janë paratë!

Publikuar më: 13:03 09-11-2016

Miti i vjetër thotë se “djemtë e mbarë” e mbyllin garën të fundit.

Por një studim i ri ka zbuluar se të jesh bujar është më tërheqëse për femrat tek një partner i mundshëm se sa të jesh i pasur. Kolegji Universitar i Londrës zbuloi se femrat vendosin gatishmërinë e mashkullit, bujarinë ose aftësinë e tij për të ndihmuar në vend të parë, duke e tejkaluar pasurinë si preferencë. Djemtë e mbarë janë më të mirë për seksin e kundërt në situata të vështira, si falimentimi, ku pasuria mund të humbasë. Në ndryshim nga paratë, duket se njerëzit besojnë se ndjesia e të qënit i drejtë si cilësi në personalitet është e përhershme. Paratë nga ana tjetër, mund të humbasin eventualisht gjatë jetës. Zbulimet nuk u referohen vetëm rasteve kur femrat apo meshkujt zgjedhin partnerin e tyre, por edhe në zgjedhjet e miqve apo kolegëve në situata sociale. Djemtë, por edhe vajzat e mbara preferohen më shumë, kështu që bëni mirë të ndryshoni sjelljen prej “bad boy”, pasi duket se për herë të parë nuk do t’ju çojë asgjëkundi. 

Article Logic
Execution time: 0.0053238868713379